Ky është fituesi i zgjedhjeve sipas asociacionit “MOST”

Në zgjedhjet presidenciale kandidati Stevo Pendarovski fitoi 51,51 për qind të votave, ndërsa kundërkandidatja e tij Gordana Siljanovska Davkova 44,93 për qind, tregojnë rezultatet e programit PVT të Asociacionit Qytetar MOST.

Marketing

Siç tha kryetari i MOST-it Darko Aleksov në konferencën e fundit të Asociacionit Qytetar pas ditës së zgjedhjeve jehona e zgjedhjeve nga programi PVT arrin 46,55 për qind me margjinë të gabimit prej plus/minus 0,5 për qind, ndërsa në votim ka pasur 3,56 отсто fletëvotime të pavlefshme.
Margjinën e njëjtë programi PVT e ka edhe për përqindjen e votave të fituara për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aleksov paralajmëroi se vlerësimin preliminar për procesin zgjedhor Asociacioni Qytetar MOST do ta bëjë të ditur nesër në konferencë për shtyp dhe shtoi se gjatë ditës zgjedhore nuk ka pasur ndonjë ngjarje dramatike.

Asociacioni Qytetar procesin zgjedhor e ka ndjekur me 1.5000 vëzhgues të vendosur në 1.160 vendvotime sipas zgjedhjes së rastësishme gjegjësisht ka mbuluar 33 për qind të vendvotimeve në shtet.