Ky është i dyshuari nga Shkupi i arrestuar në Austri

14 persona janë arrestuar nga Policia e Austrisë lidhur me sulmin që ndodhi të hënën në Vjenë, ku mbetën të vdekur katër civilë dhe autori i sulmit.

Marketing

Sipas informacioneve që ka siguruar Klan Kosova, në mesin e të arrestuarve janë katër shqiptarë, dy nga ata nënshtetas të Kosovës:

Kujtim Kadriu dhe Arianit Fetaj nga Kosova dhe Argjend Ganiu dhe Uzeir Avdili nga Shkupi.

Familjarët lidhur me arrestimin e Kujtim Kadriut, kanë deklaruar për Klan Kosova se ai është arrestuar aksidentalisht dhe se nuk ka të bëjë me rastin.

Marketing