Dje pasdite në një aksident fatal në qarkoren e Shkupit, humbin jetën dy persona mes tyre një polic shqiptar nga Shkupi dhe i riu nga Gostivari.
Safet Bajrami, është njëri nga dy policët i cili vdiq në spital nga plagët e marra nga aksidenti fatal në qarkoren e Shkupit, kurse pasagjeri nga Gostivari ka vdekur në vendngjarje, kurse edhe dy të tjerë mbeten me plagë të rënda njëri nga ta është polic.
Sipas prokurorisë, makina BMW ka marr flakë, me ç’rast bashkudhëtari që ka qenë në makinë ka marr lëndime dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Makina e policisë poashtu është lëvizur para dhe ka goditur këmbësorët shoferin e makinës BMW i cili ka qenë jashtë makinës dhe dy zyrtar policor. Që të tre kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Urgjente ‘Nëna Terezë’ në Shkup. Njëri prej policëve më pas ka humbur edhe jetën nga goditjet e mara në aksident.