Ballina Lajme Maqedoni Ky është kandidati i BDI për kryetar dege në Tearcë

Ky është kandidati i BDI për kryetar dege në Tearcë

Kryetari aktual i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri pas mbështetjes popullore që mori në zgjedhejt e fundit lokale, së tani synon edhe udhëheqjen me degën e BDI-së në Tearcë.

Marketing

Ai ka lajmëruar kandidimin e tij dhe kërkon mbështetjen e antarësisë së BDI-së në Tearcë. Ja dhe postimi i plotë i Nezirit: Të dashur vëllezër e motra!

Të nderuar bashkëmendimtar të synimit tonë poltik dhe bashkërendues të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Me nder të veçantë dhe në një moment të dyfisht të bërjes së historisë sonë kombëtare ju publikojmë zyrtarisht kandidimin tim për kryetar dege të BDI-së në Komunën e Tearcës.

Momenti i parë ka të bëjë me përvjetorin e themelimit të subjektit tonë të Bashkimit Demokratik për Integrim në këtë qershor të jetësimit dhe përkushtimit dydekadësh të gjithë proceseve politike drejt angazhimit të përpiktë për rrumbullakësimin dhe realizimin e shumë kërkesave jetësore për të çuar në vend amanetin e dëshmorëve dhe përkushtimin e të gjithë pasuesve me në krye kryetarin e nderuar z.Ali Ahmeti.

Momenti i dytë ka të bëjë me zgjedhjet e thirrura brenda partiake me një reformë shumë thelbësore të vënies në themelet e vlerave të demokracisë, verdiktin apo vlerën e mirëfilltë të çdo vote ,pra një anëtar një votë. Ideja sublime e tillë konsiston në vënien e të gjitha vlerave të shprehjes së vullnetit dhe të drejtës absolute të të respektuarit të çdo anëtari për të realizuar këtë të drejtë dhe për të qënë bashkëpjesëmarrës në çdo proces të politikbërjes.

Mbetemi të përkushtuar të dashur bashkëpartiak në ngritjen e vlerave dhe të arriturave të deritanishme drejt vazhdimit të përmbushjes së kërkesavë të të gjitha aktivit politik, forumeve dhe prurjeve të reja në gjirin e subjektit tonë.

Komponentët konsolidues kanë për qëllim që secili në vetvete të ngris, zhvilloj, pasuroj dhe ruaj të gjitha atributet dhe vlerat kombetare, politike,ekonomike, kulturore, të traditës dhe shumë thesareve tona të çmuara.

Vendosmëria jonë do të konsistojë që në formatimin tonë të ardhshëm të ruajmë unitetin, bashkërendimi, kuvendimin sa vëllazëror aq dhe pluralist për të ngritur çdo vlerë dhe kuadër në vendin e merituar për gjithë angazhimin e shprehur.

Ta dashur bashkëqytetar të komunës sonë, ju jemi në dispozicion më të mirë të mundshme të realizimit të të drejtës sublime të shprehurit absolut të drejtës suaj në vendimarrje për një degë të konsoliduar, profesionale dhe me shumë përgjegjësi.

Sinqerisht i juaji,
Nuhi Neziri.

Marketing
Exit mobile version