Ballina Sport Skuadra që fitoi dy Champions League, rikthehet në Premier Ligë pas 23...

Skuadra që fitoi dy Champions League, rikthehet në Premier Ligë pas 23 vitesh

Tashmë është zyrtare skuadra e Nottingham Forest ka siguruar inkuadrimin në Premier League pas 23 viteve pasi që mposhti Huddersfieldin me rezultat 0-1.

Marketing

Në ‘Wembley’ u zhvillua sonte ndeshja finale e ‘play-offit’ mes Huddersfield dhe Nottingham Forest dhe kjo e fundit falë një autogoli të shënuar nga Levi Colwill në minutën e 43’të, siguroi elitën e futbollit anglez.

Jo pak njerëz janë të vetëdijshëm që Nottingham Forest është skuadra e cila ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve në sezonet 1978/79 dhe 1979/80.

Këtë sezon ata në sezonin e rregullt në Championship kishin përfunduar në pozitën e katërt me 80 pikë, ndërsa Huddersfield në vendin e tretë me 82 pikë.

Në gjysmëfinale të ‘play-offit’ skuadra e drejtuar nga Steven Cooper kishte mposhtur Sheffield United me rezultat të përgjithshëm 4-3, kurse Huddersfield kishte shënuar fitore ndaj Luton me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Marketing
Exit mobile version