Ky është kryetari i ri i Komisionit për Sëmundje Infektive

Burime të TV21 brenda autoriteteve shëndetësore informojnë se në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është zgjedhur kreu i ri i këtij institucioni. TV21 mëson se kryetar i ri i KSI-së do të jetë Aleksandar Petliçkovski.

Marketing

Ai aktualisht është drejtor i Institutit për Imunologji në Shkup. Ndryshe, me KSI-në deri tani ka drejtuar infektologu Zharko Karaxhovski.

Ndërkaq, sot Komisioni ka zgjedhur edhe zëdhënës, funksion ky që i është besuar Zllate Mehmedoviç.