Ky është kuptimi i emrit të vajzës së Granitit dhe Leonitës

Ditën e djeshme Leonita dhe Granit Xhaka u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së çiftit.
Fillimisht, dyshja e njohur u mjaftuan me një postim ku zbuluan për publikun vetëm gjininë e bebes.

Marketing

Tek sot, Leonita zbuloi edhe emrin e veçantë të vajzës të cilën e kanë quajtur Ayana.

Por cila është domethënia e këtij emri aspak të rëndomtë?
Ayana është një emër indirekt Kur’anor për vajzat që nënkupton një vajzë e cila ka sy të mëdhenj dhe që është e mprehtë. Rrjedh nga rrënja (sytë) AIN-Y-N, e cila përdoret në shumë vende në Kur’an.
Ndërkohë, në kulturën etiopiane, i njëjti emër nënkupton një ‘lule të bukur’.

Marketing