Mërgimtarët shumica pas 2 vitesh, sivjet po vijnë në Kosovë për të vizituar familjet e tyre, meqenëse situata me Covid-19 është qetësuar dukshëm.
Disa nga ta thonë se janë përmalluar shumë për familjet e tyre, e disa kanë edhe përgjigje të tjera.
Një nga ta shprehet se e ka marrë malli për “rrenat e Kosovës”.
“Për rrena, për mashtrime, qaq. U hi në modë tash rrena, mashtrimi. Edhe tek familjarët duhet me rrejtë diçka. Nuk shkon ndryshe”, është shprehur ai.