Ky është ministri i parë që largohet nga Qeveria

Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski është ministri i parë që do të largohet nga kabineti qeveritar.

Marketing

Kjo u vendos në Këshillin qendror të LSDM, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë ku u shkarkuan të gjithë nënkryetarët e partisë, sekretari gjeneral dhe sekretari organizativ.
Në vend të sekretarit të deritanishëm Aleksandar Kiracovski është zgjedhur Lupço Nikollovski, i cili deri tani ka ushtruar detyrën e ministrit të bujqësisë.

Ai do të lë postin e ministrit dhe do të merret me strukturat partiake. Nikollovski pas mbledhjes së këshillit qendror theksoi se do të kërkohet llogari nga të gjithë funksionarët

“Do të kërkojë llogari nga të gjithë funksionarët, nga kryetarët e komunave dhe saktësisht do të ndjekim realizimin e programeve të tyre dhe të tjerëve”, theksoi Nikollovski, i cili konsiderohet si bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit dhe liderit socialdemokrat, Zoran Zaev. (INA)