Ky është moti për sot

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Kryesisht në pjesët veriore do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme dhe shtrëngata të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, e cila do të intensifikohet përgjatë Vardarit.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizin prej 3 gradë deri në 9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat ditore prej 19 gradë deri në 27 gradë Celsius. Në Shkup temperaturat e mëngjesit do të arrijnë deri në 7 gradë, ndërsa ato ditore deri në 26 gradë Celsius.