Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite vende-vende do të ketë kushte për paraqitje të shiut dhe bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri në 10 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të lëvizë prej 14 deri 25 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në tetë gradë Celsius, ndërsa e ditës deri 25 gradë Celsius.
Deri të shtunën vijon periudhë e motit të ngrohtë me rritje të dukshme të temperaturës. Paradite do të jetë me diell, ndërsa në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të jetë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Proceset lokale do të jenë në formë të motit të keq dhe do të ketë edhe paraqitje të erës së fortë dhe breshrit. Veçanërisht procese më intensive në disa vende do të ketë të shtunën.