Ky është moti për sot në vendin tonë

Dita e sotme pritet të jetë me diell dhe e ngrohtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu.

Marketing

Pasdite do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtër në zonat malore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 28 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup me diell dhe ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 34 gradë Celsius.