Ky është ndryshimi i FIFA’së për Kupën e Botës në Katar

Organi më i lartë i futbollit, FIFA, në mbledhjen e saj të mbajtur ditën e sotme ka marrë vendim që të zgjerohet numri i lojtarëve të kombëtareve nga 23 në 26.

Marketing

Në faqen zyrtare të FIFA’së janë publikuar vendimet të cilat janë marrë ditën e sotme nga Këshilli i FIFA’së dhe vendimi më i rëndësishëm ka qenë ndryshimi i numrit të lojtarëve.

”Numri i lojtarëve që do të përfshihet në listën përfundimtare është rritur nga 23 në 26,” thuhet në njoftimin e FIFA’së.

Vlen të theksohet se edhe UEFA kishte marrë një vendim të ngjashëm për Kampionatin Europian 2020 për shkak të shqetësimeve të futbollistëve me Covid-19.