Ky është nipi nga Maqedonia që dyshohet se vrau gjyshen e tij në Zvicër (FOTO)

Në Frauenfeld të Zvicrës, të martën u gjet e vdekur një grua në një apartament në Talackerstrasse. Pas një aksioni të madh të policisë, një 19-vjeçar është arrestuar në Aeroportin e Cyrihut të mërkurën.

Marketing

Vrasjen e tmerrshme e kishte lajmëruar një grua e cila banonte në një apartament fqinj.

Që atëherë, gjurmët e vrasësit kanë munguar. Policia e ka kërkuar atë me një kontingjent të madh në të gjithë Zvicrën.

Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin Fatmir T. Shtetas italian, në kantonin e Cyrihut.

“I dyshuari u arrestua në Kloten në zonën e aeroportit”, konfirmon Matthias Graf, zëdhënës i policisë së Thurgaut.

Para se të kapej, i dyshuari ka dorëzuar telefonin e tij në një stacion policor, ndërsa policia nuk ishte ende në dijeni për ndonjë person të vdekur.

Siç raportojnë më tej banorët, familja, me prejardhje nga Maqedonia, disa vite më parë ishte zhvendosur nga Italia në Zvicër. Për herë të parë në Aadorf TG, ndërsa para një viti në Frauenfeld.

Sipas Policisë Kantonale të Thurgaut, Fatmir T. është intervistuar gjatë pasdites së të mërkurës. Trupi i viktimës është në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi në St. Gallen.

 

Marketing