Ky është oficeri që u vra ne sulmin e Kapitolit, sulmuesi një 25-vjeçar

Oficeri që humbi jetën në sulmin që ndodhi sot pranë ndërtesës së Kapitolit është identifikuar si William “Billy” Evans. Prej 18 vitesh ai ka punuar si polic i Kapitolit.

Marketing

“Me trishtim të thellë ndaj lajmin e vdekjes së Oficerit William ‘Billy’ Evans këtë pasdite nga dëmtimet e pësuara pas një sulmi në Barrikadën e Veriut…Oficeri Evans ka qenë anëtar i Policisë së Kapitolit të Shteteve të Bashkuara për 18 vjet. Ai e filloi shërbimin e tij USCP në 7 Mars, 2003 dhe ishte anëtar i Njësisë së Përgjigjes së Parë të Divizionit të Kapitolit. Ju lutemi mbani oficerin Evans dhe familjen e tij në mendimet dhe lutjet tuaja, “tha shefja e policisë së Kapitolit të SHBA Yogananda Pittman në deklaratë.

Po ashtu, autoritetet identifikuan edhe sulmuesin. I dyshuari në sulmin e sotëm është identifikuar si Noah Green, sipas burimeve federale dhe lokale të zbatimit të ligjit, raporton CNN. Sipas raportimeve ai është 25 vjeç.

I riu përplasi një automjet në një barrikadë policie jashtë ndërtesës së Capitol më herët sot. Ai u qëllua për vdekje nga policia pasi doli nga automjeti duke mbajtur një thikë në dorë.

Marketing