Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugperëndimorë. Gjatë natës pritet paraqitje lokale e motit të lig, me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 32 deri në 39 gradë.

UV=9

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimorë.

Temperatura minimale do të ulet në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 37 gradë Celsiusë.

Marketing