Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot me vranësira të ndryshueshme, me erë të dobët deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 26 deri në 33 gradë.

Marketing

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, ndërsa gjatë pasdites, posaçërisht në orët e mbrëmjes me reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 33 gradë Celsiusë.

Marketing