Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot kryesisht me vranësira dhe më i freskët, në më shumë vende do të jetë jostabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Lokalisht moti do të jetë në formë të stuhisë me reshje të dendura të shiut, erë të fuqishme (mbi 70 km/h) dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 25 gradë.

Marketing

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Në disa pjesë të luginës moti do të jetë jostabil dhe me reshje intensive të shiut (mbi 20 lit/m2 për 24 orë), bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24 gradë Celsiusë.

Marketing