Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot në mëngjes nëpër lugina do të jetë me kushte për paraqitje të mjegullës.

Marketing

Gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare.

Do të fryjë dhe erë e dobët, përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 7 deri në 14 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup, moti në mëngjes me kushte për mjegull, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 14 gradë Celsius.