Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Vende vende do të jetë jostabil ku reshjet do të jenë me të dendura, të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13 deri në 19 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryj dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 16 gradë Celsiusë.