Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot paradite me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, nga ora e mesditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje më të bollshme shiu në një kohë të shkurtër, erë e fortë, shkarkime elektrike dhe kushte për shfaqjen e breshërit. UV=6

Temperaturat do të jenë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 23 deri 32 gradë.

 

Marketing