Ky është politikani shqiptar i cili ishte figurë qedrore në negociatat finale rreth emrit (FOTO)

Për ti thënë gjërat deri në fund atëherë nuk është vetëm Nikolla Dimitrovi dhe kryeministri Zoran Zaev por është edhe një tjetër protagonist shqiptar që ka luajtur një rol thelbësorë gjatë negociatave rreth çështjes së emrit .Figura qendrore shqiptare në negociatat finale padyshim i koordinuar edhe nga subjekti politik i tij, në procesin intensiv rreth emrit padyshim që ishte Bujar Osmani .

Marketing

Zëvendëskryeministri Osmani i kyçur direkt në negociata ,ishte ura lidhëse mes palëve duke arritur që grekët dhe maqedonasit të përafrojnë qëndrimet në momente delikate. Në fund ishin të gjithë fitues sepse Maqedonia në NATO dhe BE është një perspektivë për gjithë qytetarët . Në fundin e këtij procesi të gjatë Bujar Osmani ka bërë një ndërlidhje me situatat historike tre decenie më parë duke thënë se rreth 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, shembëm edhe një digë të ndasive – murin ballkanik, me çka Evropën e bëjmë më të fuqishme, më të qëndrueshme dhe më të bashkuar!” . Por nëse ky mur ballkanik do shembet dhe është më afër se kurrë që të ndodhë , nuk është se nuk ekzistojnë akoma forca të errëta që duan ta mbajnë akoma këtë mur , ta mbajnë peng perspektivën , ndryshimin e madh .

Pikërisht pesha Osmanit në negociata nuk la pa trazuar edhe vende të Ballkanit nëse u referohemi reagimeve të shumta ndaj tij Osmani po ashtu në momente të caktuara bashkë me subjektin e tij politik shënjestroi çështjen e referendumit me idenë e së cilës shqiptarët shohin rrezikun sepse pikërisht referendumet janë të lehta për t’u ndikuar nga jashtë . “Cilat janë ato rreziqe; së pari do të bëhet një çështje politike ditore dhe ndoshta partitë politike që janë parimisht për disa pozicione ku ata besojnë, nën presionin e opinionit publik, të luftës së përditshme politike midis partive, mund t’i ndryshojnë qëndrimet. Së dyti, referendumet janë të lehta për t’u ndikuar nga jashtë” – kështu pati thënë dhe alarmuar në një formë Bujar Osmani .

Zëvendëskryeministëri Osami vazhdoi më pas takimet me figura të rëndësishme politike ndërkombëtare të intensifikuara sidomos muajin e fundit që ishin një sinjal se zëvendëskryeministri për çështje evropiane jo që ishte shumë aktiv, por kishte edhe një rezistencë shqiptare me prezencën e tij që negociatat mos ishin vetëm mes grekëve dhe maqedonasve nën vëzhgimin edhe të vendeve tjera ballkanike siç janë serbët dhe bullgarët .Prania e tij nuk lejonte prapaskenat e marrëveshjeve të tjera në favor të të gjithëve dhe në dëm të shqiptarëve.

Problemi i emrit është edhe problem shqiptarë sepse një emër të tipit Maqedonia sllave dhe ngjashëm ne nuk do ta pranonim kurrë , ashtu siç pati reagime të ashpra me Ilindenin. Osmani në një mënyrë e ktheu rrjedhën e bisedimeve dhe nuk ua la këtë ekskluzivitet vetëm dy palëve sepse emri është çështje më e ndërlikuar nga çfarë mendohet . Në fundin e këtij rrëfimi të gjatë për emrin, nën momentin e ri më lehtësues ose më saktë më çlirues Osmani ua tha troç edhe një pjese të maqedonasve se ka edhe nga ata që nuk duan një gjë e tillë të ndodh, megjithatë të gjithë ata që duan mund të ndihmojnë për të ardhmen e këtij vendi që s’mund të jetojë më kështu.

Vizita e tij në Bruksel ishte që ai ti jep alarmin diplomacisë evropiane për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndërlikuar që mbante peng vendin për shumë kohë dhe asnjë progres nuk do të ndodhë në Maqedoni nëse ky proces zvarritej pafund. Politikisht atë do ta shënestrojnë por realisht ai ishte politikani shqiptarë , i vetmi i kyçur direkt në këto procese shumë delikate. Koment – TetovaSot