Ky është pronari në të cilin u gjet armatim i madh në veri, ishte pjesë e Banjskës (FOTO)

Sasi e madhe armatimi është gjetur sot në një shtëpi në veri të Mitrovicës.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pronar i shtëpisë ku është gjetur armatimi është Zharko Cvetkoviq, i cili ishte pjesë e grupit terrorist të Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar.

Marketing

Mësohet se personi në fjalë ka arritur t’iu ikë organeve të rendit dhe ndodhet në Kopaonik të Serbisë.

Policia e Kosovës ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 19:30. 

Marketing