Ky është qyteti kampion i martesave në Kosovë

Në Kosovë në vitin 2018 janë kurorëzuar 16,871 qifte-bashkëshortore, ndërsa në Prizren numri i kurorëzimeve ishte 1,589 raste.

Marketing

kështu thuhet në raportin “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë, viti 2018”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

“Femrat e kurorëzuar me përkatësi etnike shqiptare janë 94.0%, kurse 95.8% janë meshkuj të përkatësisë etnike shqiptare; femra me përkatësi etnike serbe janë 1.1% dhe meshkuj 1.1%; femra të përkatësisë etnike turke janë 0.4%, kurse meshkuj janë 0.5%; femra me perkatësi etnike boshnjake janë 1.1%, kurse meshkuj janë 1.0%; femra me përkatësi etnike rome, ashkali dhe egjiptiane janë 1.2%, kurse meshkuj janë 1.3%; femra me përkatësi tjetër etnike janë 2.3%, kurse meshkuj 0.4%”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
Për sa i përket përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme.

“Mosha mesatare e të martuarve ishte 30 vjeç. Prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe. Në kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 398, ose 32.0%, ndersa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 341, ose 31.7%. Më së shumti kurorëzime ishin në komunën e Prizrenit, 1 589 raste, ose 8.7%, pastaj vjen Prishtina me 1 285 kurorëzime, ose 7.0%, ndërsa në Ferizaj ishin 1 067 kurorëzime, ose 5.8%, etj. Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie ishte 10 602, ose 62.8%, kurse e meshkujve ishte 11 701, ose 69.4%”, përfundon raporti.