Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Itali, ku shqiptari Oltjon Sallaku, 21 vjeç qëlloi me armë zjarri gruan e tij me origjinw marokene dhe më pas vrau veten. Mediet italiane bëjnë me dije se Lamia Elmari, 18-vjeçë, e cila mori një plumb në gjoks, është jashtë rrezikut për jetën.Sallaku qëlloi veten me plumb në kokë dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Tragjedia ndodhi në via Martin Luther King në Cassano delle Murge, pas një sherri.
Oltjoni punonte usta dhe cilësohej nga njerëzit që e njihnin, si një djalë i qetw dhe punwtor.
Hetuesit dhe autoritetet italiane po punojnw pwr zbardhjen e plotw tw rrethanave.