Afganistani është shteti i parë që e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur e demokratik.
Këtë gjë e ka konfirmuar ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, shkruan Gazeta inFokus.
Sejdiu në një intervistë në televizionin publik ka thënë se gabojnë ata që mendojnë që ndonjë shtet tjetër e ka njohur Kosovën para Afganistanit.
Ai ka theksuar se ndihet i habitur se si njerëzit spekulojnë për këtë çështje.