Stadiumi kombëtar i Cape Verde do të riemërohet me emrin Pele, ka thënë kryeministri i vendit.
“Estadio Nacional de Cabo Verde” me 15,000 ulëse, që ndodhet pak kilometra jashtë kryeqytetit Praia, do të quhet “Stadiumi Pele”, përcjell lajmi.net.
Lajmi vjen pasi presidenti i FIFA-s, Gianna Infantino, propozoi që çdo vend të emërojë një stadium me emrin e legjendës së futbollit që vdiq më 29 dhjetor, në moshën 82-vjeçare.
“Si nderim dhe mirënjohje për këtë figurë që na bën të gjithëve të mrekullueshëm, manifestoj synimin për ta emërtuar stadiumin tonë kombëtar “Stadiumi Pele”, në një nismë që besoj se do të ndiqet nga disa vende të botës”, tha Ulisesi.
Kape Verde dhe Brazili kanë një histori dhe kulturë që shkojnë krah për krah, duke pasur parasysh se janë dy vende simotra, të lidhura nga gjuha dhe identitetet shumë të ngjashme.