Ky është trajneri më i mirë i muajit në Premier Ligë

Liga kryesore angleze ka zgjedhur trajnerin më të mirë të muajit tetor.

Marketing

Në mesin e shumë opsioneve, më i miri është zgjedhur trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel.

Tuchel gjatë muajit tetor e udhëhoqi Chelsean drej katër fitoreve shumë të rëndësishme.

“The Blues” muajin që lamë pas patën katër ndeshje të luajtura nga të cilat arritën katër fitore.

Chelsea mposhtin Southamptonin 3-1, Brentfordin 0-1, Norwichin 7-0 dhe Newcastlen 0-3.

Falë formës së mirë këtë muaj dhe në përgjithësi këtë edicion Chelsea prin në renditje me 26 pikë pas 11 xhirove.