San Marino është bërë vendi i parë në botë që në krye të shtetit zgjedh një pjesëtar të komunitetit LGBT.
Paolo Rondelli do të drejtojë San Marinon për gjashtë muajt e ardhshëm, së bashku me Oscar Minan.
Ai u zgjodh si një nga dy “kapitenët regjentë” të vendit të vogël evropian.
Rondelli shkroi në “Facebook” se ai “ndoshta do të jetë kreu i parë i shtetit që i përket komunitetit LGBT”.