Ky është vendimi i Prokurorisë për tre të arrestuarit për vrasjen makabre në Gllogjan

Kryeprokurori i Prokurorisë së Pejës, Agim Kormehaj ka bërë të ditur se Prokurorja e rastit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan ka dorëzuar kërkesën për 48 orë ndalim për tre personat e arrestuar si të dyshuar për vrasjen në Gllogjan.

Marketing

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se është lëshuar vendimi lidhur me këtë çështje, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se është në përgatitje edhe dorëzimi i kërkesës tek gjyqtari i procedurës paraprake për dhënien e masës së sigurisë për të pandehurit.

“Tre përsona të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur në fshatin Gllogjan. Unë jam Agim Kormehaj kryeprokuror në Pejë dhe pas këtij rasti kemi filluar hetimet intensive së bashku me ndihmën e Prourorisë së Shtetit dhe njësiteve relevante policore. Me vendimin e Prokurores së çështjes janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokurorja e çështjes ka lëshuar vendimin 48 orë për ndalim, ndërsa është në përgatitje për dorëzimin e kërkesës tek gjyqtari i procedurës paraprake për jepjen e masës së sigurisë të së pandehurve. Duke marrë parasysh, ndjeshmërinë e rastit, ne në këtë konferencë për shtyp nuk mund të japim informata të tjera që do ta dëmtonin procesin e hetimeve. Ajo që ne zotërohemi është se edhe pas arrestimit do të vazhdojmë me intensitet të shtuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme”, tha Prokurori.