Këngëtarja e njohur, Mimoza Shkodra në profilin e saj në “Instagram”, ka postuar një fotografi të fëmijërisë së saj, më saktësisht kur ajo ka qenë në moshën 6 vjeçare, shkruan “Zëri.info”.
“Eh sikur të kthehesha edhe nji her 6 vjeçe”, ka shkruar ajo, teksa shihet se edhe si fëmijë ka qenë shumë e bukur.
I mënjëhershëm ka qenë komenti nga i fejuari i saj, këngëtari, Seldi Qalliu, i cili i ka shkruar asaj “Të dua”, bashkangjitur me disa zemra.
Dyshja së fundmi kanë sjellë edhe një duet së bashku.