Ky frut mund të përmirësojë shëndetin mendor në vetëm katër ditë

Molla nuk është më fruti më i shëndetshëm. Shkencëtarët nga Zelanda e Re kanë zbuluar se ngrënia e kivit mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore në vetëm katër ditë, sipas një studimi të botuar në British Journal of Nutrition.

Marketing

“Është mirë që njerëzit tani e dinë se ndryshimet e vogla në dietën e tyre, si shtimi i kivit, mund të bëjnë një ndryshim në mënyrën se si ata ndihen në baza ditore”, tha bashkautori i studimit Tamlin Conner.

Efektet në rritjen e shëndetit mendor thuhet se janë për shkak të faktit se kivi është jashtëzakonisht i pasur me vitaminë C, e cila dihet se përmirëson disponimin dhe vitalitetin. Për të testuar efektet e supozuara të kivit në disponimin e njerëzve, një ekip shkencëtarësh kreu një eksperiment dietik me 155 të rritur me mungesë të vitaminës C, shkruan Index.hr.

Çdo ditë për tetë javë, pjesëmarrësve iu dha një placebo, një suplement 250 mg vitaminë C, ose dy kivi, dhe më pas iu kërkua të raportonin mbi vitalitetin e tyre, disponimin, cilësinë e gjumit dhe aktivitetin fizik.

Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit në të dy grupet raportuan përmirësim të humorit, por vetëm grupi i kivit tha se ata përjetuan një rritje të suksesit të vetë-perceptuar. Gjithashtu, ky grup përjetoi një përmirësim në vitalitet dhe humor në vetëm katër ditë, duke arritur kulmin rreth ditëve 14, 15 dhe 16.