Ky fshat italian po u jep njerëzve €30,000 për të shkuar atje

Presicce-Acquarica po përballet me uljen e numrit të popullsisë dhe banesa të bratisura.

Marketing

Për të ndihmuar në joshjen e pronarëve të rinj të shtëpive, qyteti ka premtuar grante për njerëzit që blejnë një shtëpi dhe regjistrohen si banorë.

Detajet e skemës janë duke u finalizuar, por aplikimet do të jenë së shpejti të disponueshme në faqen e internetit të bashkisë. Për t’u kualifikuar për të aplikuar, individët ose familjet duhet të zhvendosin rezidencën e tyre zyrtare në Presicce-Acquarica.

Kostoja e blerjes do të subvencionohet nga granti i dhënë nga zona. Ndihma financiare mund të përdoret gjithashtu për të mbuluar koston e rinovimit.

E vendosur në zonën e njohur si Salento, Presicce-Acquarica është cilësuar si një nga fshatrat më të bukur të Italisë.

Marketing