Policia në Angli ka raportuar se njëri nga lepujt më të mëdhenj të botës është vjedhur nga shtëpia ku po qëndronte.
Darius, lepuri gjigant kontinental, u zhduk nga oborri i pasmë në fshatin Stoulton, thanë nga policia në West Mercia. Ata nuk sqaruan se pse menduan se ishte vjedhje në vend se arratisjes.
Lepuri është 129 centimetra i gjatë dhe mban titullin në librin e rekordeve Guinness për lepurin më të gjatë në botë. Lepujt e llojit të tij njihen se peshojnë rreth 7-9 kilogramë.
Pronarja e tij, Annette Edwards, nxiti hajnin që ta kthejë Darin në shtëpinë e saj, duke thënë se është një “ditë shumë e trishtuar” për të.
Ajo fillimisht ofroi një shpërblim prej 1000 pound (1156 euro), por më pas në Twitter shkroi: “Të lutem, të lutem, jam shumë e mërzitur, a mund të ma rikthesh Dariusin tim. Po e rris shpërblimin në 2000 pound (2313 euro).