Ky mësues ka mbajtur një karrige bosh në klasën e tij për 50 vjet, por pse?

Kur hyni në klasën e Dan Gill-it në shkollën e mesme “Glenfield” në Montclair të Neë Jersey, do vini re menjëherë një karrige bosh. Nuk është një karrige e vënë përkohësisht, por qëndron gjithmonë aty në shenjë simbolike dhe “kujtese” për nxënësit.

Marketing

Mediat e huaja shkruajnë se Gill, mësuesi që jep leksione mbi lëvizjet për të drejtat civile, ka një arsye të veçantë pse e mban atë karrige bosh.

Gill shprehet për “Today Parents”:

“Çdo vit unë jap mësime rreth ditëlindjes së Martin Luther King Jr. në lidhje me lëvizjen për të drejtat civile. Doja t’i lidhja studentët e mi me një përjetim personal timin. Kur isha nëntë vjeç, unë dhe miku im më i mirë Archie shkuam në një festë ditëlindjeje të organizuar në një apartamentet në Neë York. Dhuratat në dorë, unë Gill, i bardhë dhe Archie, person me ngjyrë, i ramë ziles. Nëna e fëmijës që kishte ditëlindjen e shikoi Archie-n dhe tha se nuk kishte më karrige për të. Unë, i hutuar, i ofrova të ulej në dysheme ose të merrte ndonjë karrige tjetër. Gruaja përsëriti se nuk kishte më karrige. Më në fund, Gill kuptoi se Archie nuk ishte i mirëpritur vetëm sepse ai ishte me ngjyrë. U larguam të dy duke qarë”.

Kjo ditë ka qëndruar me Gill-in për më shumë se 60 vjet.

“Archie-t iu mohua mundësia për të shkuar në festën e ditëlindjes për shkak të një paragjykimi që kishte gruaja”-shtoi ai.

Mësuesi për më shumë se 50 vjet ka pasur rol të rëndësishëm në integrimin e shkollave publike Montclair. Ai u transferua në Montclair nga Neë York City si mësues i ri dhe punoi për të transformuar shkollën e mesme Glenfield, ku ai jep mësim sot, për t’u bërë një shkollë model.

Është një kujtesë se ata mund të bëjnë më mirë, më mirë akademikisht, si pjesë e shoqërisë dhe emocionalisht, për t’i bërë njerëzit të ndihen të mirëpritur dhe ta bëjnë këtë një vend më të mirë për të jetuar. Shpresoj që t’u mësojë fëmijëve se si mund të jenë më të mirë dhe si mund t’i trajtojnë njerëzit më mirë”-përfundoi Gill