Ky njeri ishte ndër të parët që telefonoi Casillasin pas sulmit në zemër

Casillas, i cili doli në pension zyrtarisht në verë, ishte duke u stërvitur me Porton në vitin 2019 kur pësoi sulm në zemër dhe kaloi pesë ditë në spital.

Ai kishte punuar më parë me Mourinhon te Real Madridi, por dyshja nuk patën raporte edhe aq të mira pasi portugezi e largoi në mënyrë të diskutueshme spanjollin në vitin 2015.

Marketing

Sidoqoftë, Mourinho tregoi klasin e tij duke kontrolluar mirëqenien e kujdestarit në momentin kur Casillas pati probleme shëndetësore.

“Shumë njerëz nuk e dinë, por Jose Mourinho ishte njëri nga njerëzit e parë që thirri për mua, për të gjetur dhe pyetur se si isha”, ka thënë Casillas për ESPN.

Casillas do të mbahet mend si njëri nga portierët më të mirë të brezit të tij, pasi ka dalë në ekipin e parë të Real Madridin më 1999, si një adoleshent dhe qëndroi në klub deri në largimin e tij 16 vjet më vonë.

Ai qëndron i dyti në listën e lojtarëve me më shumë paraqitjeve në të gjitha kohërat pas Raul Gonzalez dhe fitoi pesë tituj në La Liga dhe tre Liga të Kampionëve gjatë kohës që ishte në “Santiago Bernabeu”.

Në Porto, ai fitoi një titull të ligës, ndërsa arriti 57 ndeshje pa pranuar gol në Ligën e Kampionëve, një rekord që vazhdon të qëndrojë. Ai ishte me ekipin portugez nga 2015 deri në 2020.

Marketing