‘Ky nuk është ende fundi’: Pamje që tregojnë gjendjen në disa pjesë të SHBA-së pasi stuhia e dimrit la të paktën 70 të vdekur (VIDEO)

Disa pjesë të SHBA-së po përgatiten për 30 centimetra të tjera bore pas një stuhie dimri ‘të egër’ që ka lënë tashmë të paktën 70 të vdekur me ‘spitale plot me njerëz’ dhe më shumë kufoma të ngrira.

Marketing

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në Buffalo, ka rënë borën që ka arritur në mbi 120 centimetra dhe shërbimet e urgjencës kanë shkuar ‘makinë në makinë’ në kërkim të të mbijetuarve.

Ekzekutivi i qarkut Erie Mark Poloncarz e përshkroi stuhinë si ‘më të keqen ndoshta në jetën tonë’, duke paralajmëruar: ‘Ky nuk është ende fundi’.