Është e rëndësishme që gjatë shtazënisë nënat të ushqehen mirë pasi kjo ndikon drejtpërdrejt te fëmija.
Mjekët thonë se disa ushqime të skuqura në mëngjes i bëjnë mirë edhe bebes suaj.
Në rastin konkret e kemi fjalën për vezën e skuqur, e cila nëse konsumohet gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë mund të ndikojë në rritjen e nivelit të inteligjencës të bebes.
Kjo pasi vezët janë të mbushura me kolinë, vlerë ushqyese të cilën nuk e konsumojnë mjaftueshëm gratë.
Lidhja mes niveleve të rritura të kolinës dhe niveleve të larta të inteligjencës është zbuluar më parë te minjtë, por së fundmi është dëshmuar edhe te njerëzit.