Ky vend dëshiron të ndalojë shitjen e akullores, picës dhe ushqimeve pas mesnate

Pas një përpjekjeje të dështuar në vitin 2013, Milano po përpiqet sërish të ndalojë shitjen e akullores, picës dhe ushqimit gjatë natës dhe qeveria lokale po propozon një ligj të ri që mund të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm.

Milano po propozon një ligj të ri që ndalon shitjen e akullores pas mesnate në një përpjekje për të mbrojtur “qetësinë” e banorëve të qytetit.

Marketing

Për shumë njerëz, akullorja vonë natën është pjesë e kulturës italiane, por kjo bie ndesh me një ligj të ri që po futet në qytet.

Pushteti vendor i qytetit ka paraqitur një projektligj dhe nëse miratohet, shitja e akullores pas mesnate mund të ndalohet muajin e ardhshëm.

Duke mbuluar 12 rrethe, propozimi do të ndalonte shitjen e të gjitha ushqimeve, duke përfshirë picat dhe pijet pas mesnate, në një përpjekje për të goditur grupet e zhurmshme që mblidhen në rrugët e qytetit italian, duke mbajtur zgjuar banorët vendas, shkruan Sky News

Nënkryetari Marko Granelli tha se synimi është të gjendet një balancë mes shoqërimit dhe argëtimit, por edhe paqe e qetësi për banorët. Propozimi do të hyjë në fuqi nga “mesi i majit” dhe do të zgjasë deri në nëntor.

Qytetarët kanë afat deri në fillim të majit për t’u ankuar dhe për të propozuar ndryshime në ligj./abcnews.al