Kyçyk: Propozimi francez, më e mira që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut mund ta arrijnë

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyçuk konsideron se propozimi francez është marrëveshja më e mirë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut mund ta arrijnë. Në shekullin 21, thekson ai, identiteti nuk mund askujt t’i merret, ndërsa mënyra më e mirë që të mbrohet dhe ruhet është që të jetë brenda Bashkimit Evropian, ku të gjithë janë të barabartë.

Marketing

“Deri tek të gjithë miqtë e mi në Maqedoninë e Veriut, do të doja t’i njoftoj se propozimi francez është më i mira që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut mund ta arrijnë dhe do të doja t’ju siguroj se në shekullin 21 askujt nuk mund t’i merret identiteti. Mënyra më e mirë që të mbrohet dhe ruhet është brenda në BE ku të gjithë jemi të barabartë”, ka shkruar në Tuiter, Quçuk, i cili është edhe lideri i Liberalëve evropianë, përfaqësues i partisë bullgare DPS.