Xavi Hernandez do të jetë trajner i ardhshëm i Barcelonës, teksa tani mungon vetëm zyrtarizimi.
Klubi i tij i deritashëm, Al Sadd e ka liruar trajnerin spanjoll, për të cilin ka konfirmuar se do t’i bashkohet gjigantit katalunas.
Ndërkohë, Xavi tashmë u ka dhënë lamtumirën lojtarëve dhe stafit të Al-Sadd.
“La Computadora” apo “kompjuteri” do ta pasojë në “Camp Nou” të shkarkuarin Ronald Coeman, të cilin përkohësisht e zëvendësoi trajneri i Barça B, Sergio Barjuan.
Shumë shpejt, legjenda katalunase pritet ta marrë në dorë ekipin e La Ligas, i cili nuk e ka nisur mirë sezonin e ri.