La Liga nderon viktimat nga Covid-19 në Spanjë, do mbahet një minutë heshtje në çdo ndeshje

Futbolli spanjoll do të nderojë viktimat e pandemisë koronavirus me një minutë heshtje para çdo ndeshje të mbetur në sezonin 2019/20.

Marketing

Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) dhe La Liga njoftuan të dielën se skuadrat nga kategoria më e lartë deri në nivelin amator do të ndalen për një moment reflektimi përpara ndeshjeve.

Pas një ndërprerje tre-mujore, futbolli është vendosur të rifillojë në Spanjë në javën e ardhshme, me La Liga që rikthehet në fillim me derbin në shtëpi të Sevilla kundër Real Betis të enjten.

Liderët Barcelona udhëton te Mallorca të shtunën, ndërsa Real Madridi i vendit të dytë përballet me Eibar në ‘Santiago Bernabeu’ të dielën.

Ndeshja e parë profesionale e rifillimit do të jetë një takim i nivelit të dytë midis Rayo Vallecano dhe Albacete të mërkurën, kur skuadrat do të luajnë 45 minutat e dyta të një loje që u ndërpre në dhjetor.