Gazeta italiane “La Verita” doli me akuza për përfshirje të kryeministrit Zoran Zaev dhe prokurores Villma Ruskoska në aferën “Reketi”. Sipas shkrimeve të gazetës, duke u thirrur gjoja në dëshminë e prokurorit Naum Panovski, që e ka dhënë para prokurorit shtetëror, Lubomir Jovevski, kryeministri ka kërkuar nga Ruskoska të zhbllokohen 750 mijë eurot e biznesmenit Siljan Micevski.
“Ditën tjetër, Zaevi personalisht e ka kërkuar Ruskoskën, duke e urdhëruar që t’ia zhbllokojë paratë. Ruskoska, jorastësisht favorite e Zaevit për ndërrimin e Katica Janevës, prokurorja speciale që për momentin është në paraburgim për shkak të zbulimeve tona, e ka urdhëruar prokurorin e angazhuar në këtë rast, t’i ndjek direktivat e dhëna nga Zaev. Më pas, është vlerësuar se nuk ka nevojë të ketë asnjë hetim shtesë kurse 750 mijë eurot, janë transferuar në llogarinë e pranuesit në 48 orët e ardhshëm. Dëshmitë e këtilla pohojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë mes kryeministrit Zaev dhe zhvatjes që kryer nga ana e Boki 13”, shkruan gazeta La Verita.
Prokurorët Lubomir Joveski dhe Naum Panovski demantuan shkrimet e gazetës, duke i quajtur si spekulim të kulluar dhe marrëzi. Paratë nuk janë zhbllokuar për dy ditë, por janë mbajtur disa muaj- thuhet në njoftimin që e dërgoi Prokuroria për opinionin. Në mënyrë shtesë, prej atje shtojnë se pas njoftimit të pranuar nga Policia financiare se nuk ka bazë për ndryshim për transaksion të parave, të njëjtat janë marrë. Por, siç sqarojnë nga Prokuroria, shtatë muaj pas marrjes së parave, Ruskoska është emëruar për prokurore publike. Me publikimin e teksteve të këtilla, shkelet edhe prezumimi i pafajësisë, rrezikohen jetët e personave të përfshirë dhe vështirësohet rrjedha e procedurave- thuhet më tej në njoftim.
ALSAT