Deputeti Labinot Tahiri, nëpërmjet Facebook-ut ka treguar se vazhdon të solidarizohet me qytetarët e Kosovës deri sa të ndodh liberalizimi i vizave.
Labi me këtë rast ka shtuar se dorëzimin e pasaportës e ka bërë me zemër, sepse nuk mundet që ai të shëtis e të tjerët të jenë të izoluar.
“Dikush mund të bëjë shaka, por unë u izolova me bashkëqytetarët e mi kur dorëzova pasaportat e mia me viza! Këtë e kam bë me zemër e me shumë përgjegjësi të madhe se nuk e lejon zemra që unë të shëtis e ju të rrini të mbyllur”, shkruan Labi, tashmë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.