Ekspozita e 18-të Ndërkombëtare e Arkitekturës – La Biennale di Venezia
Para një publiku të madh më 18 maj 2023 u bë hapja zyrtare e pavijonit të Maqedonisë së Veriut në ekspozitën e 18. ndërkombëtare të arkitekturës – La Biennale di Venezia. “Është një kënaqësi e veçantë për ne që mund të prezantojmë vendin tonë në Bienalen e Arkitekturës në Venecia. Si arkitektë dhe edukatorë praktikues ne studiojmë: a mund të jetë arkitektura një platformë për ide dhe diskurse të reja. Ekspozita merr një qasje shumëdisiplinore ndaj materialit, duke eksploruar inkuadrimin përmes strukturave të ndërtuara, modeleve, teksteve, fotografive dhe mobiljeve.
Krijimi i një koncepti që do të prezantohet në eventin më të madh në botë në fushën e arkitekturës është një nder dhe sigurisht një përgjegjësi serioze. Bienalja e këtij viti ndërthuret dhe tregon histori nacionale të vendeve nga mbarë bota, përcjell mesazhin e unitetit global, një ndjenjë prezence, një afirmim i barazisë, krah për krah me metropolet botërore”, theksoi komisionerja e pavijonit të Maqedonisë, dr. Dita Starova Qerimi.
PËRSHKRIMI I PROJEKTIT
Ekspozita përbëhet nga një rikonstruksion i tremit të manastirit të Shën Joakim Osogovski, si vend ku me kalimin e kohës mbahej shkolla verore. Me transpozimin e hapësirës reale në një konstrukt të ri hapësinor – arkitekton, është fituar një kornizë për eksponatet dhe një eksponat për ekspozitën. Një mori personash, veprash, ngjarjesh shfaqen si objekte/modele, foto dhe shkrime në tavolinën e verandës. Artikuj të ndryshëm nga manastiri janë paraqitur si modele në dy raftet përballë. Kornizat e varura tregojnë dosjen e shkollës, episodet kryesore përmes vizatimeve dhe teksteve. Së bashku, ato janë një lloj indeksi i veprimeve të individëve në krijimin e së mirës kolektive. Në këtë kuptim, ekspozita përfaqëson një lloj arkivi në zhvillim. Të bashkuar – arkitekti, artefaktet dhe vizitorët përfaqësojnë një lloj rindërtimi / të shkollës së hapur dhe tremit të konakut në manastirin e Shën. Joakim Osogovski, Kriva Pallankë, tani në Venecia, shpjegohet shkurt nga Shoqata për hulumtime të qytetit – GRADOT UBAV (QYTETI I BUKUR) Shkup.