Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Europiane beson se bota mund ta ketë kaluar më të keqen e krizës nga koronavirusi, por i trembet një kthimi tjetër pas.
“Sipas të gjitha gjasave e kaluam pikën më të ulët, por këtë e them me antkh, sepse sigurisht që mund të ketë edhe një valë të dytë”, theksoi Lagarde.
Banka Qendrore Europiane ka vlerësuar Prodhimi i Brendshëm Bruto në zonën euro ra me 16% në gjysmën e parë të vitit 2020. Megjihatë Banka Qendrore pret që rrittja të vijojë në muajt në vazhdim me hapjen e ekonomive të eurozonës.