Lajçak: Integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet përfunduar

Në forumin që po mbahet në Dubrovnik, ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili, ndër të tjera, tha se duhet të përfundojnë punën e pambaruar për çështjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Marketing

“Në Dubrovnik Forum2022, theksova se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Zgjerimin e bëri sërish politik. Për një kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet të mbarojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në twitter.

Lajcak njoftoi se u takua edhe me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, me të cilin diskutuan zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Sot në mëngjes, në margjinat e #DubrovnikForum2022, u takova me kryeministrin Andrej Plenkovic për të diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për një perspektivë të besueshme të BE-së për të gjithë rajonin”, ka shkruar ai.

Marketing