I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Alekdandër Vuçiç do të takohen përsëri në muajin shtator.
Në takimin që pati lideri i Kosovës dhe ai Serbisë në Bruksel, nuk arriti në dakordësimin e dy vendeve me propozimet që u bënë sot.
Lajçak është shprehur se palët kanë shfaqur diferenca të mëdha në qëndrime. E vetmja dakordësi mes tyre ka qenë ai për t’u takuar sërish në Shtator.
“Takimi i vështirë, palët shfaqën diferenca të mëdha në qëndrime. I vetmi rezultat ishte dakordësia për një takim tjetër në Shtator”, ka thënë Lajçak.
Kurti e Vuçiç, sipas Lajçak, e kuptuan se nga normalizimi i marrëdhënieve varet perspektiva evropiane e Kosovës dhe e Serbisë.
Pas takimit, Kurti tha se ka propozuar sërish që të nënshkruhet Deklarata e Paqes, por sipas tij kjo është refuzuar nga Vuçiç pa u lexuar akoma. Kurse presidenti serb ka thënë se ka rënë dakord për disa pika, por “shqiptarët nuk donin të pranonin asgjë”.