Lajçak: Pak progres në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, mbajti sonte konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.

Marketing

Lajçaku ka konfirmuar mbështetjen e BE-së për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe ka

“Dje udhëtova drejt Beogradit dhe sot drejt Prishtinës për të diskutuar rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për të diskutuar sa shumë arritje mund të kemi para zgjedhjeve. Sa i përket dialogut, vitin e kaluar patëm arritje të mira, kemi përfshirë edhe energjinë dhe njohjen e targave, por ka pak progres në normalizimin a marrëdhënieve”, u shpreh Lajçaku.

Lajçaku dhe se nuk ka më nevojë të bëhet pyetja “çfarë duhet bërë e as si”, por duhet pyetur “kur” do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe kur do të ketë normalizim marrëdhëniesh.

“Sa më shpejtë të jetë e mundur. Duam të vazhdojë dialogu sepse ky proces sjell shumë benefite”, tha ai.

Lajçaku e ka përshkruar takimin me Kurtin e Bislimin si “të dobishëm, shumë të mirë dhe të sinqertë”. Ai ka thënë se do ta njoftojë lidershipin e BE-së për takimet që pati në Prishtinë dhe Beograd, për të përgatitur “hapat e radhës në dialog.

Emisari i BE-së ka thënë se gjatë takimit është diskutuar edhe ndalimi i dinarit serb nga Banka Qendrore e Kosovës, për të cilin ka thënë se “nesër do të jepen më shumë informata”.

Ndërsa për hetimet e sulmit në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku, Lajçaku ka theksuar se ato po kryhen nga shtete individuale dhe jo nga BE-ja.

“Sulmi në Banjskë diskutohet në çdo takim prejse ka ndodhur. E diskutuam edhe dje në Beograd. Presim që pasojat të nxirren dhe sulmuesit të mbahen përgjegjës. Po presim hetimet nga shtetet individuale pasi nuk jam përgjegjës që të flas meqë BE-ja nuk i kryen këto hetime”, ka deklaruar Lajçak.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se të martën se zgjedhjet e reja në komunat me shumicë serbe në veri të vendit duhet të mbahen pa humbur kohë dhe në përputhje me ligjet e vendit.