I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar për agjendën e tij gjatë kësaj jave.
Në një postim në Facebook, Lajçak ka folur për takimin e nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi, në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që do mbahet më 14 shkurt.
Lajçak ka thënë se të dyja palët duhet të zbatojnë detyrimet e tyre.
”Në Bled jam takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Folëm për përgatitjet për Takimin e radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator, me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të datës 3 qershor. Unë gjithashtu ngrita shqetësimet e mia për situatën në veri të Kosovës. Nga Bled, fluturova për në Beograd, ku u takova me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Folëm në detaje për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. I kujtova të dy liderët se të gjitha Marrëveshjet e Dialogut mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët dhe duhet të zbatohen plotësisht pa asnjë kusht apo vonesë. Diskutimet tona do të vazhdojnë dhe ne po përgatitemi për takimin e liderëve në Bruksel më 14 shtator për një raund tjetër bisedimesh në nivelin më të lartë”, ka thënë ndër tjerash Lajçak